TIRANË– Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e ka shpallur edhe qytetar nderi. Pas takimit në selinë e Partisë Demokratike, Bahtiri ndaloi që të mbante një fjalë të shkurtër për mediat, duke u shprehur se numri një i PD-së nuk kishte lidhje me akuzat me të cilat është përballur ditën e fundit për zhdukjen e kasetës së masakrës së Krushës.
Ai shtoi se Basha ishte nip në Kosovë dhe se kontributi i tij pas luftës ishte i paharrueshëm, duke e bërë të meritonte edhe postin e qytetarit të nderit.
“Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim, pasi e kam shpallur qytetar nderi. I jam përkrahje maksimale. I bëj apel kryetarëve të partive politike që të bashkohemi si trup, sepse kemi tragjedi në Kosovë. Çlirimtarët tonë ajnë në Hagë padrejtësisht, shpifjet nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që ta mbrojmë deri në fund. E kemi nip dhe si i tillë ka dhënë kontribut të veçantë për Kosovën. Kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë,”-tha Bahtiri.
Ndërkohë Basha, preferoi që të mos ndërhynte në fjalën e mikun, duke i shoqëruar fjalët e tij më një buzëqeshje në fytyrë. Numri një i PD-së akuzohet se gjatë viteve 1998 ka qënë në Kosovë dhe ka zhdukur kasetën që dokumenton masakrën e Krushës. Basha akuzohet nga personi që xhiroi gjithç, Milaim Bellanica, ndërsa gazetari Dashmir Peza, gazetari që lidhi Bellanicën me BBC (ku u transmetua kaseta) tha se materialin e ka të plotë media e huaj.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 deklaroi se “vdekshmëria është rritur disa herë dhe kj...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim të shkurtër para mediave një ditë pasi u rizgjodh në krye të L...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur që të regjistrojë partinë e Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim” për zgjedhjet parlamentare që pritet të zh...
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis.Të...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar se qeveria shqiptare po përgatit një koncesion të ri. Sipas tij, bëhet fjalë për ...
TIRANË– Mësimi në universitete do të vijojë të jetë online! Ky është vendimi që u tha ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Eskpertëve. Sipas zv/ministres së...
TIRANË– Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në një biznes të produkteve bazë të konsumit në Tiranë.Gjatë bashkëbisedimit me menaxheren e biznesit Rolanda Ca...
Politike23 Nëntor 2020, 08:33
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një foto nga natyra. Numri një i shtetit ka postuar një foto nga liqeni, teksa rruga shfaqet e mbushur...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale, fotot e dy fëmijëve teksa pozonin tek pema e Krishtlindjeve, e vendosur në qendër të s...
TIRANË– Partia Demokratike kërkon që në Tropojë të nisin investigimet pasi në Bashki nuk paraqitet në punë juristi Lorent Vukçaj dhe Drejtoresha e P...