Politike

Petrit Vasili: Qytetarët nuk i mbajnë maskat pasi e mbajnë mend kryeministrin se çfarë thoshte për to. Opozita ka dhënë

23 Nëntor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Petrit Vasili: Qytetarët nuk i mbajnë maskat pasi e mbajnë mend

TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 deklaroi se “vdekshmëria është rritur disa herë dhe kjo nuk mundet që të mos jetë e lidhur me pandeminë”.

“Sa i përket vdekjeve, nuk është punë për mjekun dhe asnjë mjek nuk mund të flasë dot për gjendjen e vdekshmërisë dhe evidentimin e saj anembanë vendit. Ne kemi shumë denoncime të drejtpërdrejta për vdekje me Covid që nuk janë raportuar. Vdekshmëria është rritur disa herë dhe nuk mundet që të mos jetë e lidhur me pandeminë. Një qeveri që zgjedh të gënjejë dhe të fshehë gjëra, sigurisht që vdekshmërinë do ta fshehë. Këta thonin që kemi pak raste në fillim, ndërsa tani thonë se kemi më shumë raste se testojmë më shumë. Po si paska qenë e vërtetë se ke pasur raste të pakta kur nuk ke testuar? Kjo do të thotë se qeveria ka zgjedhur rrugën e fshehjes”, u shpreh Vasili.

Sipas tij, “çdo shpërdorim i mjekëve në funksion të politikës, është kriminal”. Ai shprehet se këshilla që i ka dhënë mjekëve ishte që të thonë të vërtetat dhe të mos fshehin numrat e vdekjeve.

“Propaganda në Shqipëri është kthyer në profesion vitet e fundit. Mjekët kanë detyrë të bëjnë punën e vet dhe respekt për punën që kanë bërë. E vetmja këshillë që i kam thënë kolegëve është se kur nuk mund të thonë të vërtetat, të mos i fshehin ato. Prandaj qytetarët nuk janë solidarë sot. Nuk i mbajnë maskat pasi e mbajnë mend kryeministrin se çfarë thoshte për maskat. Opozita ka dhënë këshilla konkrete, profesionale dhe dashamirëse, por përballë kanë pasur psikopatinë e kryeministrit që bën kokëfortin dhe triumfatorin”, theksoi Vasili.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një foto nga natyra. Numri një i shtetit ka postuar një foto nga liqeni, teksa rruga shfaqet e mbushur...