Politike

Zyrtare! Gjykata e Tiranës ka vendosur që të regjistrojnë partinë e Jozefina Topallit, gati për zgjedhje

23 Nëntor 2020, 12:48 Nga DOSJA
Zyrtare! Gjykata e Tiranës ka vendosur që të regjistrojnë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur që të regjistrojë partinë e Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim” për zgjedhjet parlamentare që pritet të zhvillohen më 25 prill të vitit që vjen.

Mesa duket, pas më shumë se 7 vitesh mungesë në politikë, Topalli është rikthyer me projektin e saj, duke ia dalë që të mbledhë votat që duhen për të regjistruar partinë.

Por partia e saj nuk është e vetmja që do të testojë veten në zgjedhjet e prillit, pasi pak kohë më parë edhe deputeti Myslim Murrizi ka krijuar dhe ka regjistruar në Gjykatë partinë me të cilën do të garojë në zgjedhje, Lëvizjen Demokratike Shqiptare.

Ndërkohë, që edhe deputetja Rudina Hajdari pritet që të prezantojnë projektin e saj më datë 28 Nëntor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli partia e jozefina topallit jozefina topalli partia e jozefina topallit

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një foto nga natyra. Numri një i shtetit ka postuar një foto nga liqeni, teksa rruga shfaqet e mbushur...