Aktualitet

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Hollandë/ Arrestohen 8 persona me origjinë shqiptare, mes tyre dhe gra. Policia

23 Nëntor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Hollandë/

HOLLANDË– Policia e Hollandës si rezultat i disa operacioneve antidrogë, ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave me origjinë shqiptare, të cilët sipas mediave të huaja, ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës, ku në mesin e tyre kishte dhe gra.  Mediat bëjnë të ditur se shqiptarëve i janë sekuestruar edhe 600 mijë euro cash, të cilat janë marrë si provë materiale.

Shqiptarët ranë në gjurmët e policisë pasi këto të fundit po bënin disa kontrolle  nëpër shtëpi ku kultivohej kanabisi, teksa u ndihmuan nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale.

Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme.

Mediat shkruajnë se plantacionet e kanabisit u gjetën në komunën Schaerbeek, ku oficerët zbbluan 600 bimë në një shtëpi, 900 bimë kanabisi u gjetën në Sint-Joost-ten-Node dhe rreth 400 në Sint-Jans-Molenbeek.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 shqiptare ne holande arrestohen 8 shqiptare ne holande

Sondazh

Poll