Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 61 vjeçarja shqiptare, drejtuesi i mjetit e lë në tokë dhe zhduket 

23 Nëntor 2020, 18:51 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 61 vjeçarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, ku 61 vjeçarja jetonte prej vitesh. Mësohet se shqiptarja ka vdekur në vend sakaq personi që e aksidentoi është zhdukur. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, sakaq  trupi i së cilës u dërgua në morgun e “Murri” në Fermo.

Karabinierët e Komandës Krahinore të Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për drejtuesin e makinës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 61-vjecarja ne itali vdes 61-vjecarja ne itali

Sondazh

Poll