Aktualitet

Pasuesi i Muçit/ KED riskualifikon Papandilen, Peton dhe Haznedarit, tre emrat që çon në tryezën e Metës

23 Nëntor 2020, 18:26 Nga DOSJA
Pasuesi i Muçit/ KED riskualifikon Papandilen, Peton dhe Haznedarit, tre

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që si kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese, për të zgjedhur zëvendësuesin e Besnik Muçit, t’i çojë tre emra Presidentit Ilir Meta.

Pas disa orësh mbledhje, KED, ka riskualifikuar Eugen Papandilen të cilin Apeli e ktheu në garë bashkë me dy kandidatët e tjerë, Zhaklina Peton e Ilir Haznedarin.

Ndërsa emrat që ka zgjedhur të kalojë në fazën e radhës janë noterja Sonila Bejtja, avokati Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.

Këto tre emra shkojnë në tryezën e Presidentit që do të zgjedhë zëvendësuesin e Muçit. Ky i fundit, u emërua si gjyqtar, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu. Të tre emrat e përzgjedhur do të kalojnë edhe fazën e intervistës dhe më pas, vetëm një prej tyre mund të dekretohet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aplikantet per gjykaten kushtetuese aplikantet per gjykaten kushtetuese

Sondazh

Poll