Aktualitet

Ekzekutimi i 25-vjeçarit shqiptar para 10 vitesh me 9 plumba, gjykata greke vendos drejtësi për Nikolla Todi, jep dëmshpër

23 Nëntor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 25-vjeçarit shqiptar para 10 vitesh me 9 plumba,

GREQI- Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit.

25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të vitit 2010 nga policia greke, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë. 

Sipas vendimit të gjykatës,  shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës, si edhe prindërit e tij për humbjen.

Operacioni i Policisë Greke kishte të bënte me arrestimin e një të arratisuri shqiptar nga burgu i Larisës dhe bashkëpunëtorin e tij, gjatë të cilit ata shkëmbyen zjarr me një grup prej 22 policësh. 

Nikolla Todi atë ditë ishte një bashkëudhëtar në makinën që ishte parkuar jashtë magazinës hidraulike për të ngarkuar materiale. Ndërsa rregullonte mjetet, të cilat gjendeshin në kamion, ai ndaloi makinën e të arratisurit që ishte me një bashkëpunëtor. Ai ndaloi atje, ndërsa një grup prej 22 oficerësh policie, duke lëvizur me makina konvencionale dhe motorë të mëdhenj, ishin bllokuar në rrugën Zoodochou Pigis.

Ndërsa filloi raundi i gjuajtjes dhe hedhjes së granatave, Nikolla Todi, i cili ishte fshehur pas kamionit, u përpoq të hynte në banesën e kundërt, e cila u përdor nga një punonjës i furrës ngjitur ku ishte futur një nga kriminelët. Ai mori 9 plumba, nga të cilët,  4 ishin nga armët e policisë dhe duke ngelur i vdekur në vend. 

Banda drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i  ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikolla todi nikolla todi

Sondazh

Poll