Aktualitet

Lleshaj ‘mbyllet në zyrë’ me drejtuesit e lartë në Berat, thirrje efektivëve të Skraparit: Keni mbuluar narkotrafikant

23 Nëntor 2020, 17:15 Nga DOSJA
Lleshaj ‘mbyllet në zyrë’ me drejtuesit e lartë

BERAT– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në lidhje me masat e marra nga kjo drejtori vendore për luftën kundër kultivimit të kanabisit në qarkun e Beratit.

Dosja.al mëson se pas takimi është zhvilluar pasditen e sotme me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, ku është diskutuar në lidhje me problematikat e hasura në këtë drejtori.

Pas takimit, ministri Lleshaj në një prononcim për mediat, deklaroi se në tërësinë e tij misioni për të izoluar mbjelljen e kanabisit në qarkun e Beratit është realizuar, ndërkohë që probleme të shtuara janë hasur vetëm në zonën e Skraparit, ku ka pasur mjaft raste të kultivimit të narkotikëve.

“Probleme të shtuara në lidhje me këtë fenomen të kultivimit të narkotikëve kemi pasur në zonën e Skraparit dhe këto probleme janë evidentuar nga DPV-ja e Beratit dhe jo nga Komisariati i Policisë Skrapar. Ne kemi vërejtje për efektivët e policisë Skrapar, ku kemi dhënë vërejtje pasi ka pasur implikime në nivele të ndryshme,”- ka thënë Lleshaj.

Ministri i brendshëm,Sandër Lleshaj, ka deklaruar nga DPV Berat, të cilën e ka cilësuar si një drejtori me arritje të larta, se qëllimi i takimit të tij sot me drejtuesit e lartë dhe specialistët e DPV Berat ishte fillimi i zbatimit të masave kundër trafikimit të lëndëve narkotike për vitin 2021.

“Për ata që i gënjen mendja se mund të përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, ta harrojnë, ne do t’i godasim me struktura të mirëorganizuara,”- ka thënë Lleshaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat lleshaj ne berat sander lleshaj berat lleshaj ne berat sander lleshaj

Sondazh

Poll