Aktualitet

Njoftim i RËNDËSISHËM/ Ambasada gjermane rihap sektorin e vizave dhe pasaportave, kujdes: Aplikuesit do të reduktohen

23 Nëntor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Njoftim i RËNDËSISHËM/ Ambasada gjermane rihap sektorin e vizave

TIRANË– Sektori i vizave dhe i psaportave në ambasadën gjermane është riahpur. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë ambasada gjermane përmes një statusi në rrjetet sociale. Nga dita e sotme, çdo person që dëshiron të aplikojë në këtë sector mund të paraqitet fizikisht, por duke respektuar protokollin e sigurisë.

Por, ambasada njofton gjithashtu se aplikuesit do të jenë në numër të reduktuar dhe se deri në një njoftimtë dytë, nuk do të ketë legalizime.

Njoftimi i plotë:

Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar. Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave  është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime. Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada gjermane ne tirane ambasada gjermane ne tirane

Sondazh

Poll