Aktualitet

Mbyllet kopshti në Berat, dy edukatore rezultojnë me Covid-19, i gjithë stafi dhe fëmijët kyçen në banesa

23 Nëntor 2020, 15:22 Nga DOSJA
Mbyllet kopshti në Berat, dy edukatore rezultojnë me Covid-19, i

BERAT– Mbyllet kopshti “Çlirim 1” në Berat. Dosja.al mëson se 2 edukatore të këtij kopshti janë vendosur në karantinë, pasi janë të infektuara me Covid-19 ndërsa tre të tjerat presin ende përgjigjet e tamponëve.

Për shkak të kontakteve që kanë pasur, në karantinë është futur edhe pjesa tjetër e stafit, që përfshin 4 edukatore, sanitaret dhe kuzhinieret.

Të gjitha do t’i nënshtrohen tamponit dhe pse nuk kanë shfaqur shenja të infektimit me Covid-19. Prindërit e fëmijëve që e kanë frekuentuar këtë kopësht deri në mbylljen e tij janë në panik dhe po qëndrojnë të mbyllur në banesa.

Kopshti “Çlirim 1” është i treti institucion parashkollor që mbyllet në Berat. Më herët ajnë mbyllur kopshti “10 Korriku” dhe çerdhja në lagjen “Donika Kastrioti”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat koronavirusi ne shqiperi mbyllet kopshti ne berat berat koronavirusi ne shqiperi mbyllet kopshti ne berat

Sondazh

Poll