Edi Rama publikoi pa leje fotografitë e fëmijëve të Arlind Qorrit, pedagogu i kthehet: Ika përdorur për propagandë, s’n
23 Nëntor 2020, 06:27Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale, fotot e dy fëmijëve teksa pozonin tek pema e Krishtlindjeve, e vendosur në qendër të sheshit “Skënderbe”. Krahas fotos së dy vogëluueshëve që përqafojnë njëri-tjetrin, numri një i qeverisë u bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë brenda dhe të respektojnë masat anti-COVID.
Pak pas publikimit të fotot, ka reaguar edhe babai i dy të miturve, pedagogu Arlind Qorri, i cili është shprehur i revoltuar që kreu i qeverisë u ka prishur privatësinë fëmijëve të tij, kur vetë ai kujdeset që të mos i ekspozojë kurrë fëmijët në rrjetet e tij sociale.
“Për të ruajtur njëfarë privatësie dhe për të mos hedhur grepin e lehtë të gjuajtjes së pëlqimeve në rrjetet sociale, deri më sot nuk kam postuar asnjë foto të fëmijëve të mi. Po ç’të shoh?! Sonte – pa kërkuar leje dhe pa grimë etike – imazhin e tyre e ka përdorur për propagandë ai që nuk ndalet përpara asgjëje. Amla dhe Blini, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, janë fëmijë të bukur. Por nuk është më e tillë Shqipëria që Edi Rama dhe sëra e tij e kanë përçudnuar si mos më keq,”-shkruan Qorri.
Edhe pse babai i fëmijëve ka reaguar ashpër ndaj fotos, sërish ajo vijon dhe qëndron në profilin e kryeministrit Rama.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike kërkon që në Tropojë të nisin investigimet pasi në Bashki nuk paraqitet në punë juristi Lorent Vukçaj dhe Drejtoresha e P...
TIRANË– Kryeministri, Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë me familjen ku mesa dukt kohën më të madhe ja ka kushtuar djalit të tij Zahos.N...
TIRANË – Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe ...
TIRANË– Presidenti i Republikës IIir Meta, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se sot bëhen 22 vjet nga miratimi i Kushtetutës nga populli.Meta ...
TIRANË- Partia Demokratike ditën e sotme ka ngritur denencimin duke thënë se Kryeministri Rama në kohët më të vështira të Shqipërisë nuk ka qenë në krye të...
TIRANË– Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Komisioni Zgjedhor i partisë doli sot për të deklaruar rezultatin e voti...
DIBËR- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi akuzon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se shkon në Dibër pme helikopter që kushton 10 ...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka përgënjeshtruar indirekt mjekun Dritan Koçiaj, i cili denoncoi se kapacitetet e spitalit COVID3 “Shefqet Ndroqi” janë p...