Politike

Pandemia e COVID, merret vendimi për Universitetet, qëndrojnë ende online

23 Nëntor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Pandemia e COVID, merret vendimi për Universitetet, qëndrojnë

TIRANË– Mësimi në universitete do të vijojë të jetë online! Ky është vendimi që u tha ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Eskpertëve. Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës.


Komiteti mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë. Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë. Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e siguresë“, tha Rakacolli.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komiteti teknik 23 nentor 2020 komiteti teknik 23 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një foto nga natyra. Numri një i shtetit ka postuar një foto nga liqeni, teksa rruga shfaqet e mbushur...