Aktualitet

KPK i gjeti 22 shkelje, shtyhet pa afat vendimi për prokurorin Kolë Hysenaj

22 Nëntor 2020, 15:37 Nga DOSJA
KPK i gjeti 22 shkelje, shtyhet pa afat vendimi për prokurorin Kolë

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shtyrë pa arsye seancën për prokurorin Kolë Hysenaj. Nëse herën e parë kishte një datë dhe u shty pa dhënë asnjë shpjegim, tani as nuk publikohet data. Shtyrja u bë menjëherë pasi dolën fakte të reja kompromentuese për prokurorin, nën hetim për kërcënime ndaj gazetarëve, gjë që lë shijen e hidhur të një vendimi të kompromentuar.

Në seancën e prezantimit të pasurisë dhe veprimtarisë si prokuror, për Hysenajn u gjetën rreth 22 shkelje. Gjatë seancës, prokurori nuk arriti të justifikonte asnjërën prej tyre. Në këto kushte, pritej që në seancën e dytë të shkarkohej, por papritur dicka ndryshoi.

Një vendim i lehtë shkarkimi, u kthye në një cështje që vë në disktuim integritetin e procesit. Seanca u shty pa shpjegime, diplomatët e huaj shprehën shqetësimin e tyre, pa iu referuar rastit konkret, ndërsa dyshimet për shantazhe ndaj anëtarëve të KPK, korresponduan me procesin për Kolë Hysenajn.

Me shtyrjen pa afat të vendimit, si një rast i paprecedent për një prokuror të shkallës së parë, nxisin më shumë dyshime rreth integritetit të procesit. Një vendim pozitiv, si precedent i parë i kualifikimit me 22 shkelje, do të ishte më I bujshmi që kur vetingu u aktivizua.

DOSJA.AL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj kole hysenaj

Sondazh

Poll