Aktualitet

Aksident tek “Shkalla e Tujanit”, makina del nga rruga, ndërron jetë një person

22 Nëntor 2020, 15:01 Nga DOSJA
Aksident tek “Shkalla e Tujanit”, makina del nga rruga, ndërron

TIRANË– Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit me inicialet N.K ka humbur kontrollin e mjetit në një zonë që është kantier ndëtimi. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll