Aktualitet

Ditëlindja e Bes Kallakut jashtë rregullave Anti-COVID… gjobitet pronari i lokalit, e “hanë” dhe 6 policë që mbyllën

22 Nëntor 2020, 12:45 Nga DOSJA
Ditëlindja e Bes Kallakut jashtë rregullave Anti-COVID…

TIRANË- Aktori Bes Kallaku festoi disa ditë më parë 35-vjetorin, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Ditëlindja e aktorit ka bërë xhiron e rrjetit jo për dekorin e as për dhuratat, por për shkeljen e rregullave Anti-Covid. Dosja.al vuri në dukej që prej ditës së parë se ishte e habitshme sesi shkelja e rregullave u bë kaq publike në një kohë kur pandemia COVID19 ka “mbërthyer vendin. Por sot, policia është zgjuar. PSh bën me dije se në festën e Kallakut kanë marrë pjesë 30 persona, dhe është gjobitur administratori i lokalit. Po ashtu, PSH sqaron se janë pezulluar nga detyra 6 efektivë policie që nuk kanë kryer kontrolle në subjektin në fjalë për të parë nëse ishte hapur apo jo.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19. Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ditelindja e bes kallakut ditelindja e bes kallakut

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË- Situatë e rëndë përpara spitalit Infektiv, aty ku të sëmurë me COVID, dhe të tjerë që ende nuk iu ka dalë përgjigjia e tamponit por iu janë rënduar...