Aktualitet

Kapet me rreth 7 mijë euro në xhepa dhe 1 kg drogë, arrestohet shqiptari në Itali, bashkëpunonte me dy vëllezërit që…

22 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Kapet me rreth 7 mijë euro në xhepa dhe 1 kg drogë, arrestohet

ITALI– Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italine. Mediat bëjnë me dije se ai ishte bashkëpunëtor i dy vëllezërve po shqiptar që u arrestuan një muaj më parë.

Policia italiane, ka njoftuar se shqiptari i arrestuar është kapur me  një kilogram drogë.

Po ashtu bëhet e ditur se pas kontrollit të shtëpisë, atij i janë gjetur 6,500 euro që ai kishte në xhepat e tij, një duzinë celularësh si dhe një bllok shënimesh të fshehur nën shtrat. Kështu, ai u arrestua në flagrancë.

Tetorin e kaluar, dy vëllezërit e moshës 37 dhe 33 vjeç, përfunduan në pranga për tregtinë e drogës. Hetimet e mëvonshme të karabinierëve zhvendosën vëmendjen te një bashkatdhetar i tyre, Petrit Piraj, 35 vjeç, me banim në fshatin Bosco.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia italiane policia italiane

Sondazh

Poll