Aktualitet

Grabiti me dhunë një dyqan, arrestohet 23-vjeçari në Bulqizë

22 Nëntor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Grabiti me dhunë një dyqan, arrestohet 23-vjeçari në

BULQIZË– Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka vjedhur një dyqan. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi,  kapet dhe ndalohet  23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:  E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare. Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 23 vjecar ne bulqize arrestohet nje 23 vjecar ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË- Situatë e rëndë përpara spitalit Infektiv, aty ku të sëmurë me COVID, dhe të tjerë që ende nuk iu ka dalë përgjigjia e tamponit por iu janë rënduar...