Aktualitet

Koronavirusi mbush të tri spitalet/ Hapet edhe një pavion shtesë, brenda javës gati edhe COVID4, mjeku denoncon: Po iu japim

22 Nëntor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Koronavirusi mbush të tri spitalet/ Hapet edhe një pavion shtesë,

TIRANË- Situata me koronavirusin është rënduar në 24 orët e fundit. Numri i viktimave që u raportua pasditen e djeshme ishte 13, ndërsa rastet e reja 737, por situata është rënduar në mbrëmje, referuar denoncimeve në media dhe rrjete sociale. Ishte mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Dritan Koçiaj që shkruante pas mesnate se e kishte gdhirë natën nëpër ambulanca ku kuronte pacientët pasi brenda në spital nuk kishte vende të lira.

Një situatë e ngjashme u raportua në rrjetet sociale edhe nga godina e spitalit Infektiv, ku një grua e sëmurë ende nuk kishte marrë përgjigjien e tamponit dhe po priste në radhë për të marrë shërbim mjekësor. Por qeveria deklaron të kundërtën.

Disa orë pas denoncimeve në rrjetet sociale, zv./drejtoresha e QSUT deklaroi se spitalet kanë vende bosh, dhe konfirmoi hapjen e pavionit të tretë të spitalit COVID3. Nga ana tjetër prej disa javësh opozita bën thirrje për hapjen e spitaleve rajonale që të shërbejnë si spitale COVID, por qeveria deklaron se situata është nën kontroll dhe se fluksi është i përballueshëm, duke argumentuar se ambulanca është njësoj me spitalin. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan kociaj situata me koronavirusin dritan kociaj situata me koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË- Situatë e rëndë përpara spitalit Infektiv, aty ku të sëmurë me COVID, dhe të tjerë që ende nuk iu ka dalë përgjigjia e tamponit por iu janë rënduar...