Aktualitet

Kultivonin kanabis, arrestohen 2 anëtarët e familjes në Tropojë, procedohen dy të tjerë

22 Nëntor 2020, 11:12 Nga DOSJA
Kultivonin kanabis, arrestohen 2 anëtarët e familjes në

TROPOJË- Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë mbjellë kanabis në fshatin Lekbibaj në Tropojë. P.K., 44 vjeç nga Shkodra dhe B.K, 41 vjeç janë arrestuar ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Policia njofton se pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, është bërë kapja dhe arrestimi i tyre.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “LEKBIBAJ”. Arrestohen ne flagrancë 2 shtetas, si procedohen 2 të tjerë. Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra ne rrugë operative u finalizua operacioni policor “LEKBIBAJ” dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, të dy banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale” e kryer në bashkëpunim.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kultivim kanabisi operacioni lekbibaj kultivim kanabisi operacioni lekbibaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË- Situatë e rëndë përpara spitalit Infektiv, aty ku të sëmurë me COVID, dhe të tjerë që ende nuk iu ka dalë përgjigjia e tamponit por iu janë rënduar...