Aktualitet

“Gjerdan i kinemasë shqiptare”, aktori Reshat Arbana flet për ndarjen nga jeta të kineastit Muharrem Fejzo: Ishte

22 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
“Gjerdan i kinemasë shqiptare”, aktori Reshat Arbana flet

TIRANE- Aktori Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, vdekjen e kineastit, Muharrem Fejzo. Gjatë një prononcimi për News24, Arbana ka rrëfyer bashkëpunimin me Fejzon në filmin “Fijet që priten”, ndërsa shton se ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan I kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.

Regjisori Muharrem Fejzo u nda nga jeta mëngjesin e të dielës pasi kishte 2 javë që ishte infektuar nga COVID19. Komplikacionet me virusin i kanë marrë jetën në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një histori në artin shqiptar. Fejzo njihet për regjinë e filmit “Kapedani”, ndërsa mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i Madh”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet reshat arbana vdes muharrem fejzo reshat arbana vdes muharrem fejzo

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2020, 10:58

TIRANË- Situatë e rëndë përpara spitalit Infektiv, aty ku të sëmurë me COVID, dhe të tjerë që ende nuk iu ka dalë përgjigjia e tamponit por iu janë rënduar...