Aktualitet

Portreti i Kaçifas shfaqet sërish, këtë herë në paradën e grekëve në SHBA

23 Prill 2019, 06:55 Nga DOSJA
Portreti i Kaçifas shfaqet sërish, këtë herë në

SHBA- Portreri i Konstandino Kaçifas dhe flamuri i Vorio Epirit najë shfaqur sërish. Grekët që jetojnë në SHBA kanë festuar festën kombëtare në datën 14 prill dhe aty kanë parakaluar me portretin e Kaçifas nëpër rrugët e Nju Jorkut.

Vajza që drejtoi këtë delegacion, e cila mban flamurin e Vorioepirit në dorë, është Ermioni Kacifas, motra e Konstandinit. Ndërkohë, shfaqet edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theoharus, e cila është shpallur non grata në Shqipëri.

Kostandino Kaçifas, u bë i njohur për të gjithë në fund të tetorit të vitit të kaluar, kur ai qëlloi me armë në ajër në fshatin Bularat gjatë festës së “JO”-së. Më pas minoritari grek Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokstrës. Kaçifas njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa kombnetare e greqise greket ne shba kostandino kacifas motra e kacifas festa kombnetare e greqise greket ne shba kostandino kacifas motra e kacifas

Sondazh

Poll