Politike

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta apel të rinjve: Mos rrini nëpër kafe, rikthejuni leximit

23 Prill 2019, 06:51 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta apel të rinjve: Mos rrini

Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë për të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Në një status në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se ndjen keqardhje kur shikon se bibliotekat janë bosh, kurse kafenetë të mbushura plot me të rinj.

Presidenti u bën thirrje të rinjve t’u rikthehen fuqishëm leximit, pasi është dashuri e madhe e të gjitha kohërave.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.
Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.???

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita nderkombtare e librit ilir meta meta thirrje te rinjve dita nderkombtare e librit ilir meta meta thirrje te rinjve

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2019, 21:46

PD krijon nesër koalicionin opozitar

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e një koalicioni opozitar.Disa nga partitë nëns...