Politike

Rama mohon me forcë: Qeveria nuk fsheh dot numrat e të vdekurve! S’ka mundësi as teorike e as praktike! Prokuroria e di vet

21 Nëntor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Rama mohon me forcë: Qeveria nuk fsheh dot numrat e të vdekurve!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar me forcë akuzën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se qeveria ka fshehur numrat realë të të vdekurve nga COVID19. Dy ditë pas deklaratës së Bashës dhe botimit në disa media të pamjeve nga morgu i Tiranës, Rama ka deklaruar se qeveria nuk ka mundësi as “teorike dhe as praktike” që të fshehë numrat e viktimave. “S’ka asnjë mundësi teorike e as praktike që qeveria të fshehë numrin e të vdekurve në spital, siç nuk ka mundësi asnjë parti të përcaktojë diagnozën e një pacienti“-tha Rama.

Kryeministri lëshoi edhe tek prokuroria një sinjal të fortë. Rama tha se prokuroria bën detyrën, por “populli shqiptar” të cilit iu referua si gjykatësi suprem, “mban shënim”. “Prokuroria ka punën e saj, nëse do e shohë të arsyeshme të përfshihet në një lemeri të tillë, askush nuk do e pengojë, por ky përshkallëzim ekstrem, do të duhet të mbahet shënim nga një gjykatë, nga një gjykatës suprem i Shqipërisë, populli shqiptar.”-tha Rama. 

Kryeministri akuzoi Partinë Demokratike dhe presidentin Ilir Meta se kanë krijuar një aleancë të fortë që ka për qëllim krijimin e ankthit dhe panikut tek qytetarët. ‘Por ne s’mund të jemi rasti unikal, ku qeveria lufton dhe opozita me presidentin bëjnë aleancë për të ushqyer frikën dhe ankthin, duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit.”-tha Rama, duke i akuzuar kundërshtarët si j0-njerëzorë.

Rama foli sërish për masakrën e Krushës, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha. “apo të vdekurit në spital mund të treten në ajër si ata të shkretët në masakrën e Krushës, që ai i akuzuar nga dëshmitarët kthehet dhe akuzon dëshmitarët”.

Rama e mbylli fjalën e tij duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për respektim të masave. “Kontribuoni me sa të mundeni për të respektuarm masat, për të shmangur një mbyllje të dytë, dhe mos dyshoni kurrë tek deklaratat që qeveria dhe zyrtarët mbajnë përgjegjësi të lartë”-tha ai.

(F.G)/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per mediat te vdekurit nga covid edi rama edi rama konference per mediat te vdekurit nga covid

Sondazh

Poll