Politike

“Ma ndezin gjakun”, Rama i përgjigjet akuzave: S’kam dalë këtu për t’u ankuar për baltën dhe pështymën që hidhe

21 Nëntor 2020, 17:10 Nga DOSJA
“Ma ndezin gjakun”, Rama i përgjigjet akuzave: S’kam

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se akuzat e fundit nga opozita i kanë ndezur gjakun si shpifje, ndërsa shtoi se punën e tij si kryeministër e bën me pasion . “Jam i keqardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga tjetër gjë. Teksa shumica e këtij populli bën më të mirën e vetë, pjesa tjetër, një pakicë e zhurmshme shan e akuzon, qëllon me gurë ata që rrinë pa gjumë, në frontin e atyre që rrinë pa gjumë që kurojnë të sëmurët deri tek ata që ndihmojnë. Më hiqni mua, s’jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymën që marr çdo ditë nga pakica e zhurmshme se mua, besojeni ose jo, më bëjnë më të fortë dhe realisht më japin më shumë energji për të udhëhequr në çdo fushë. Thonë që si dua kritikat, është e pavërtetë. Por ka një ndryshim të madh mes kritikave dhe shpifjeve. Këto të fundit ma ndezin gjakun, shumë kush ma quan arrogancë, por duhet ta shohin si shprehje të pasionit që më mban në këtë detyrë pa pushim e pa orar.”-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama te vdekurit nga covid edi rama te vdekurit nga covid

Sondazh

Poll