Politike

Vdekjet e COVID/ Rama del për pak minuta, Basha i paraprin deklaratës: Iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur…

21 Nëntor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Vdekjet e COVID/ Rama del për pak minuta, Basha i paraprin deklaratës:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka paraprirë video-mesazhit që pritet të shpërndajë më 18:00 kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur akuzës së ngritur prej kryedemokratit, se “qeveria ka fshehur numrin e të vdekurve nga COVID”. Basha thotë se tashmë kryeministrin nuk e beson më askush.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS: 

Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 21, 2020


Prej ditësh PD, akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po bëjnë politikë me pandeminë e COVID-19. Akuzë e fortë u bë edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha dy netë më parë se janë fshehur numrat e të vdekurve nga COVID-19. Por kjo u mohua nga mjekët. Për këtë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një mesazh për qytetarët në orën 18:00.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll