Takimi me ministrin e jashtëm të Italisë, Di Maio, Basha: Mora zotimin se Italia do të ndihmojë Shqipërinë për sigurimin
21 Nëntor 2020, 16:07Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar pamje nga takimi që zhvilloi dje me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Në një postim në rrjetet sociale, Basha përsërit faktin se ka dakordësuar me Di Maion, ndihmën e qeverisë italiane për të siguruar vaksinën edhe në Shqipëri.
POSTIMI I PLOTË I BASHËS DHE PAMJET:
Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.
Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike distancohet nga akuza e ngritur sot nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kryedemokrati Lulzim Basha fr...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e zëvendeskryetares znj. Vasilika Hysi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor ...
TIRANË– Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku akuzon qeverinë se po mashtron për shifrat e vërteta të...
DIBËR– Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme i pranishëm në Dibër të Madhe aty ku mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit t...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Pa...
TIRANË– Pas dorëheqjes si kryetar i LSI në Njësinë 11 në Laprakë dhe largimit nga strukturat e kësaj forcë politike për tu bashkuar me Partinë Socialiste t...
TIRANË– Që në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.LSI bën të...
TIRANË– Anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim voton sot për të zgjedhur kryetaren, delegatët dhe strukturat drejtuese.Anëtarët e LSI-së po votojnë ...
TIRANË- Kryemninistri Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit Merita Sefa. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është kënaqë...
Politike20 Nëntor 2020, 18:56
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë shembullin e dy familjarëve të tij që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe nuk janë...