Politike

Bardh Spahia: Duhet të hetohet fshehja e numrit të vdekjeve nga COVID dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun

21 Nëntor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Bardh Spahia: Duhet të hetohet fshehja e numrit të vdekjeve nga COVID

TIRANË– Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku akuzon qeverinë se po mashtron për shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID.

Partia Demokratike i bën sërish thirrje Prokurorisë që të hetojë sa më shpejt numrin e viktimave nga koronavirusi, pasi sipas kësaj force politike ky numër është fshehur.

Spahia i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Që nga dita e enjte, kur kryetari i Partisë Demokratike denoncoi në emisionin Opinion shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID, Prokuroria nuk ka njoftuar asnjë veprim nga ana e saj. Numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik z. Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme. Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet. Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën. I bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin. Kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit. Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë, si dhe për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Partia Demokratike cmon lart punën dhe sakrificat që po bëjnë mjekët dhe infermierët gjatë kësaj pandemie të tmerrshme, dhe dënon përpjekjet e Edi Ramës për të keqpërdorur politikisht kontributin e tyre të jashtëzakonshëm me qëllimin e ulët të fshehjes së të vërtetës për dështimin e tij.

(A.b)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia partia demokratike bardh spahia partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2020, 18:56

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë shembullin e dy familjarëve të tij që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe nuk janë...