Politike

111-vjetori i ‘Kongresit të Dibrës’, Meta në Dibër: Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur

21 Nëntor 2020, 10:31 Nga DOSJA
111-vjetori i ‘Kongresit të Dibrës’, Meta në

DIBËR– Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme i pranishëm në Dibër të Madhe aty ku mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një postimi në “Facebook” bashkëngjitur me foto kreu i shtetit shprehet:  Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës”.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ne diber ilir meta ne diber

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2020, 18:56

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë shembullin e dy familjarëve të tij që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe nuk janë...