Politike

Kuvendi zhvilloi takimin e radhës të Rrjetit Kombëtar për Edukimin Ligjor të Publikut

21 Nëntor 2020, 13:13 Nga DOSJA
Kuvendi zhvilloi takimin e radhës të Rrjetit Kombëtar për

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e zëvendeskryetares znj. Vasilika Hysi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut, të ngritur nën kujdesin dhe drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e saj znj. Hysi vlerësoi punën e bërë nga ministria e Drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile për përgatitjen e planit të veprimit 2020–2023), në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor për Publikun, si pjesë e paketës së akteve ligjore të hartuara në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë.

Njëkohësisht znj Hysi vlerësoi kontributin e Kuvendit, të ministrive të linjës dhe të Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut gjatë konsultimit publik të planit të veprimit. Zbatimi i planit të veprimit do të mbulohet kryesisht nga buxheti i shtetit.

Donatorë, organizatata të shoqërisë civile do të kontribuojnë gjithashtu në financimin dhe zbatimin e planit të veprimit.  Plani i veprimit i miratuar u prezantua nga zëvendesministja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni. Në fjalën e saj u shpreh se: “Përmirësimi i kurrikulave të arsimit parauniversitar me njohuri ligjore të përshtatura sipas grupmoshës, rritja e kapaciteteve të institucioneve shtetërore për të ofruar informacion me njohuri ligjore për qytetarët, jetësimi i programeve specifike për edukimin ligjor të publikut he hartimi i materialeve informuese për ligjet me interes për publikun janë disa nga risitë e planit të veprimit”.

Zbatimi i planit të veprimit do të monitorohet nga ministria e Drejtësisë e cila do të raportojë në Kuvend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi 21 nentor 2020 rrjeti kombetar per edukimin ligjor te publikut kuvendi 21 nentor 2020 rrjeti kombetar per edukimin ligjor te publikut

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2020, 18:56

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë shembullin e dy familjarëve të tij që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe nuk janë...