Politike

Ditëlindje në Infektiv, Rama uron kryeinfermieren: Një prej heronjve që e kanë bërë natën ditë

20 Nëntor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Ditëlindje në Infektiv, Rama uron kryeinfermieren: Një prej

TIRANË- Kryemninistri Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit Merita Sefa. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është kënaqësi për të si kreu i qeverisë të urojë në këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë.

“Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik. Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19”, shkruan Rama, krahas fotos së kryeinfermieres.

(A.K.DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama merita sefa edi rama merita sefa

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2020, 18:56

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë shembullin e dy familjarëve të tij që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe nuk janë...

Politike 20 Nëntor 2020, 17:47

TIRANË- Presidenca është solidarizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.Mbrëmjen e sotme mbrëmjen e sotme godina e institucionit ë...