Aktualitet

Nuk u lejua të hynte në supermarket i shoqëruar, shqiptari nxjerr pistoletën dhe qëllon tre herë në ajër

21 Nëntor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Nuk u lejua të hynte në supermarket i shoqëruar, shqiptari nxjerr

ITALI-Një shqiptar 29-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur  ka shkaktuar panik në një supermarket në San Marcello Piteglio. Sipas mediave, është raportuar se ai ka qëllur tri herë në ajër me një pistoletë me fishekë manovre, pa predhë.

Shkaku që e ka shtyrë të bënte këtë veprim, ishte inat ndaj personelit të marketit që nuk e ka lejuar të hynin dy veta brenda, si masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

Sakaq policia e ka identifikuar dhe arrestuar. Mësohet se brenda në makinë janë gjetur dhe pistoleta e manovrës me gjashtë fishekë.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll