Aktualitet

Tentoi të futej në territorin e Shqipërisë, policia arreston shtetasen kosovare e cila ishte me COVID

21 Nëntor 2020, 12:30 Nga DOSJA
Tentoi të futej në territorin e Shqipërisë, policia arreston

TIRANË–Policia ka arrestuar, ditën e djeshme një shtetase kosovare, e cila ishte e infektuar me COVID-19. Bëhet e ditur se ajo ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë.

Arrestimi i saj është bërë në pikën kufitare të Vermicës, ku është dashur ndërhyrja e policisë që e infektuara të mos bëhej një vatër infektimi për persona të tjerë.

PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, kjo nuk është hera e parë që persona të infektuar thyejnë masën e izolimit, por pasi janë kapur janë përballur me gjoba, madje edhe me burg.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje kosovare ne shqiperi arrestohet nje kosovare ne shqiperi

Sondazh

Poll