Aktualitet

Greqia shton masat dhe në Kakavijë, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët

21 Nëntor 2020, 12:19 Nga DOSJA
Greqia shton masat dhe në Kakavijë, çfarë duhet të

KAKAVIJË– Pas mbylljes së Kapshticës, pala greke ka vendosur të shtrëngojë rregullat e verifikimit edhe në pikën kufitare të Kakavijës, e vetmja pikë hyrëse në Greqi.

Prej mëngjesit të sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, përgjigjja e të cilit duhet të merret në vend dhe në vazhdim do të lejohet kalimi në doganë. Pala greke ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, i teston dhe pasi jepen përgjigjet e testeve, portat hapen sërish për të hyrë grupi i radhës.

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në Greqi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e kapshtices mbyllja e kapshtices

Sondazh

Poll