Aktualitet

Përplasja për ferro-kromin/ Versionet e dy familjeve për atentatin në Bulqizë, vëllai i autorit: Kemi frikë të dalim. Pr

21 Nëntor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Përplasja për ferro-kromin/ Versionet e dy familjeve për

BULQIZË– Atentati i ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë nxorri në pah problemet me dy fisve Tollja dhe Zeneli. Dje ku u qëllua me armë në drejtim të një makine ku ndodheshin dy kushërinjtë, Erlind dhe Shaqir Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli.

Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë. Kushërinjtë Tollja e kanë identifikuar autorin dhe kanë deklaruar për Policinë lokale se nuk është hera e parë që Besmir Zeneli i ka sulmuar me armë dhe fizikisht për çështje të pronësisë mbi Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë.

Shaqir Tollja, një ndër protagonistët shprehet se autori ishte në ndjekje të kushëririt të tij. Ai thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

Nga ana tjetër vëllai i autorit që qëlloi me armë, Ergys Zeneli akuzon dy kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja se kanë qëlluar të parët nga vëllait të tij, Besmirit. Ai shprehet se janë ata që duan ti sheshojnë gjakrat mes familjeve e se dalin në Bulqizë me frikë.

Ngjarja ndodhi diten e djeshme rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë. Ata kanë bërë me dije se disa muaj më parë autori i atentatit të sotëm ka ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj familjes Tollja, përfshirë edhe kërcënimin me armë në kokë të një 15-vjeçari. Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat i deshtuar ne bulqize atentati ne bulqize atentat i deshtuar ne bulqize atentati ne bulqize

Sondazh

Poll