Aktualitet

Foto/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, autorët e krimit hynë si policë, dëshmitare e ngjarjes kunata e tij

21 Nëntor 2020, 14:19 Nga DOSJA
Foto/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, autorët e krimit

EKUADOR-Një shqiptar, është ekzekuztuar ditën e djeshme në rrugën León Febres-Cordero, në Daule të Ekuadorit. Sipas raportimeve të mediave viktima është identifikuar si Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, kur disa burra që u paraqitën si policë, hynë në kompleksin e banimit të Treskës.

Bëhet e ditur se ata hyjnë në shtëpinë e shqiptarit duke pretenduar se kishin një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë. Në shtëpi gjendej Tresa dhe kunata e tij, një grua ekuadoriane e cila u bë dëshmitare e ekzekutimit të 45-vjeçarit.

Prokurori Walter Jaramillo, i cili po drejton hetimet, shpjegoi se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pushkë. Siç raportojnë mediat skena ka qenë e përgjakshme. Sakaq, menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre. Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45-vjeçarit. dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që kanë hyrë në shtëpi dhe kanë ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

Tresa ka qenë më herët i dënuar për posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj. Përveç kësaj, ai ka qenë nën hetim në vitin 2013 për krimin e pastrimit të parave.  Prokurori i çështjes tha se disa javë më parë disa persona janë përpjekur të rrëmbenin Tresën por pa sukses.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne ekuador shqiptari ne ekuador

Sondazh

Poll