Aktualitet

600 € për një tampon/ Zbulohet personi që falsifikonte analizat e personave, si e dalloi policia mashtrimin e tij (EMRI)

20 Nëntor 2020, 19:05 Nga DOSJA
600 € për një tampon/ Zbulohet personi që falsifikonte

BILISHT– Ëngjëllush Bici, është 28-vjeçari nga Bilishti i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Korçës, pasi ky i fundit falsifikonte analizat e virusit COVID-19, me qëllim kalimin e qytetarëve nga Shqipëria në Greqi. Sipas gazetari Elton Qyno, Bici, vepronte kryesisht në qytetin e Bilishtit dhe Korçës, ku dhe me një analizë të Covid-19 që iu siguronte njerëzve përfitonte një sasi prej 590 euro.

Mësohet se analiza që kishte falsifikuar për herë të fundit Bici ishte më 17 nëntor 2020, ku ia ka dhënë në dorë shtetasit L.N,  që tregonte se ky i fundit nuk ishte i infektuar me koronavirus.

Mirëpo, analiza e Nikollës, u ka rënë në sy policëve në kufi ku dhe më pas e kanë kanë kthyer mbrapsht. I pyetur se përse zgjodhi këtë mënyrë për të kaluar në shtetin fqinj Nikolla është shprehur se duke qenë se nuk kishte asnjë të ardhur vendosi të shkonte në Greqi, për të punuar si emigrant sezonal. Menjeherë pas kësaj policia është alarmmuar ku pas hetimeve kanë zbuluar se personi që fshihej pas kësaj ishte Ëngjëllush Bici.

Në momentin e arrestimit nga policia, Ëngjëllush Bicit, i është gjetur një raport përgjigje tamponi në emrin e tij,  i cili po ashtu dyshohet i falsifikuar sepse nga barkodi rezulton, në emër të E.J, që me sa duket ka qënë klienti i rradhës i Ëngjëllush Bicit. Ky i fundit është ndaluar për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumentave shëndetësorë”.

Ndërkohë një ditë më parë policia arrestoi dhe dy persona të tjerë Idajet Tocka dhe Ina Veliu, për akuzën e falsifikimit të analizave të “COVID-19, me po të njëjtën akuzë.

Ndërkohë, nisur nga kjo Greqia ka marrë vendimin që të mbyll kufijtë me vendin tonë duke qenë se numri i rasteve po rritet dita ditës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ëngjëllush bici ëngjëllush bici

Sondazh

Poll