Aktualitet

INTERVISTA/ “Na kanë shpallur luftë si fis”! Flet njëri prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit në Bulqizë: Djalit t

20 Nëntor 2020, 16:19 Nga DOSJA
INTERVISTA/ “Na kanë shpallur luftë si fis”! Flet

BULQIZË– Zbardhen detaje të reja nga atentati në Bulqizë, ku u përfshinë dy kushërinjtë. Në një intervistë për “BalkanWeb”, njëri prej kushërinjve që ndodhej në mjetin, që u qëllua me breshëri plumbash tregoi se si kishte nisur konflikti me autorët. Sipas versionit të Shaqir Tolljas, i cili fatmirësisht iu shpëtoi plumbave bashkë me kushëririn Erlindin, ka treguar se konflikti me autorët ka nisur pasi kanë ndarë fabrikën e kromit në Bulqizë.

Më tej, ai shton se që prej atij momenti kanë pasur probleme ndaj fisit Tollja. Ai ka treguar se pre e përplasjes ka qënë edhe djali i tij, 15 vjeç, të cilit i kanë vënë armën në kokë. 

Më 12 gusht të këtij viti ka pasur një konflikt me kushërinjtë tanë. Më 18 gusht, më ka kapur fëmijën tim 15 vjeç dhe ma ka kërcënuar, i ka vënë armën në kokë. Bëra denoncim në polici dhe na thanë se nuk është një ngjarje tragjike. Më 9 shtator më rrahën mua në 6 e gjysmë të mëngjesit, vetëm se kishim bërë denoncimin për djalin. Ishte vetë i katërti, të maskuar, nxorën armët e më rrahën. Unë isha duke shkuar në punë, më dolën në afërsi të xhamisë, në qytet të ri. Sot isha duke ikur për punë. Autorët ishin me një “Toyota Land Rover”. Nuk e dimë kush qëlloi nga brenda makinës, pasi ishte me xhama të zinj. Ne i njohim autorët. Ne kërkojmë nga shteti që të zbardhet sa më shpejt ngjarje, që të mos bëjmë ndonjë të pabërë, se dhe ne mund të hakmerremi. Jemi një fis i tërë që rrimë me frikë prej tyre, pasi ata na kanë shpallur luftë,”– tregoi Tollja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat i deshtuar ne bulqize atentat ne bulqize eri tollja shaqir tollja atentat i deshtuar ne bulqize atentat ne bulqize eri tollja shaqir tollja

Sondazh

Poll