Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën/ Flet Bajram Tusha: Nuk do e bëja kurrë një gjë të tillë. Djali e drogonte va

20 Nëntor 2020, 18:21 Nga DOSJA
Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën/ Flet Bajram Tusha: Nuk do

SARANDË- Bajram Tusha, 72-vjeçari, i cili disa ditë më parë është liruar nga burgu ka treguar historinë e tij në lidhje me 17-vjeçaren. Barjam Tusha, u ndalua më 25 prill nga policia me akuzën për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Ishte vetë vajza e cila ka bërë raportimin në polici.

Ndërkohë në një intervistë që ka dhënë së fundmi për emisioni “Me Zemër të Hapur” është shprehur se akuzat që ia janë vënë janë të pavërteta , duke shtuar se ai nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë. Po ashtu ai është shprehur se i dashuri e kishte droguar vajzën sakaq ka shtuar se  ai i kishte premtuar 10 milion lekë vetëm që të denonconte Tushën .

PJESË NGA INTERVISTA

Evis Ahmeti: Prej sa ditësh je në shtëpi?

Tusha: Kam 3 ditë.

Evis Ahmeti: Si e kanë pritur fëmijët e t’u lajmin?

Tusha: Janë 100 për qind me babain. E dinë që nuk kanë baba të tillë.

Evis Ahmeti: Si ka ndodhur arrestimi?

Tusha: Isha në shtëpi punoja me një nipin tim polic. Më tha “hajde në polici”. Më pyetën, isha 80 orë pa gjumë. 4 ditë e 4 netë. Më pyet hetuesi një Roland Iliazi. Nuk i pranova akuzat. Nuk mora dhe avokat se nuk kisha lekë. Më akuzojnë për një gjë që nuk e kam bërë.

Evis Ahmeti: Çfarë raporti keni pasur me familjen e vajzës?

Tusha: I kam mbajtur 7 muaj në shtëpi. Kanë qenë në vështirësi dhe i kam ndihmuar. Me kryetarin e bashkisë i ndihmova që të gjenin një tokë dhe të ndërtonin një shtëpi. Që aty nisi sherri e kërcënime.

Evis Ahmeti: Kush ju kërcënoi?

Tusha: Inspektorët e zonës.

Evis Ahmeti: Keni marrëdhënie me ish-nusen e djalit që është edhe motra e 17-vjeçares?

Tusha: Po e respektoj shume dhe më respekton. U hodh nga gëzimi kur e mori vesh që u lirova. Më tha “sa mirë se motra ime e ka fajin”.

Evis Ahmeti: Të ndalemi tek akuzat e rënda që janë hedhur ndaj jush. Çfarë e bëri 17-vjeçaren të të denonconte?!

Tusha: Akuzat nuk i pranoj. Që kur u lidh me të ajo ndryshoi. Ai ishte një rrugaç. Merrej me drogë e pisllëqe. Me këmbënguljen time e të atit ne nuk e lejuam që ajo të rrinte me atë djalin. E kthyem në shtëpi. Na thanë që duhen dhe u thamë të martoheshin. E merr nga shtëpia, e mbante disa ditë e sillte. Thoshte se kishin ikur në Vlorë, Sarandë, Tiranë. I ati shkoi në shtëpinë e djalit ta kërkonte vajzën por ata e rrahën. Ai kërkoi ndihmën time.

Pas kësaj djali e solli vajzën në shtëpi. I ati më tha ta ruaja meqë punoja 40 metra larg. Kur erdhi në shtëpi vajza i tha tezes se pinte në ditë një kokërr. U bë agresive nuk e shikonte të atin me sy. Një natë para se të arrestohesha, i dashuri i vajzës dhe disa fqinj më gjuajtën me gurë. Ndaj prandaj qëllova me armë që të trembja dhe vajzën. Ata i kishin premtuar vajzës 10 milionë lekë nëse me denonconte. Gentjan Ruci e ka droguar. Unë nuk kam abuzuar me vajzën.

Evis Ahmeti: Po përgjimet?

Tusha: Kam firmosur pa lexuar. Kam pranuar që kam pasur një marrëdhënie me një grua 45 vjeç. Jo me vajzën. Nuk merresha me fëmijë.

Evis Ahmeti: Si ishin këto 7 muaj izolimi?

Tusha: Një ferr i vërtete. Qëndroja në 8 m2. Të burgosurit e tjerë më shanin dhe ofenduan shumë rëndë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajrma tusha sarande bajrma tusha sarande

Sondazh

Poll