Aktualitet

Bum infeksionesh në Vlorë/ Infektohen me koronavirus 30 persona, mes tyre mësues, mjekë dhe nxënës

20 Nëntor 2020, 16:17 Nga DOSJA
Bum infeksionesh në Vlorë/ Infektohen me koronavirus 30 persona, mes

VLORË– Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë janë konfirmuar 30 raste të reja me koronavirus. Burime për dosja.al, bëjnë me dije se në mesit e të prekurve nga sëmundja vdekjeprurëse janë katër mësues. Mësohet se 3 prej tyre janë në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit dhe një në shkollën 9-vjeçare në fshatin Babicë.

Po ashtu kanë rezultuar të prekur punonjës në  qendrën shëndetësore në Vlorë dhe një mjek në qendër shendetësore Selenicë. Bëhet e ditur po ashtu se është konfirmuar me sëmundjen vdekjeprurëse  një edukatore në kopshtin numër 2, një punonjës policie dhe dy punonjës administrate pranë Insitutit të Sigurimeve dhe drejtorisë së Trasportit Rrugor.Mes rastve të sotme mësohet se është edhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare jo publike.

Ditën e sotme në vendin tonë humbën jetën 15 persona dhe u regjistruan 839 raste të reja me koronavirus.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne vlore koronavirusi ne vlore

Sondazh

Poll