Aktualitet

Rasti i parë në vend! Sot foshnja 16-muajsh ndërroi jetë nga COVID, cila ishte sëmundja e rrallë që i komplikoi shëndeti

20 Nëntor 2020, 17:06 Nga DOSJA
Rasti i parë në vend! Sot foshnja 16-muajsh ndërroi jetë nga

TIRANË– Ditën e sotme në Shqipëri u regjistrua për herë të parë humbja e jetës së një foshnje 16-muajshe prej pandemisë së koronavirusit. Në një njoftim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë zbardhi detaje nga vdekja e foshnjës së parë nga koronavirusi në Shqipëri, duke përmendur një sëmundje të rrallë që kishte përkeqësuar gjendjen e të miturit duke i marrë dhe jetën.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19,”- thuhet në njoftimin e ministrisë.

Komplikacioni i njohur ndryshe edhe sëmundja e Kawasaki është tejet e rrallë në fëmijëri, dhe shkakton acarimin e mureve të enëve të gjakut në trup. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, skuqje në qafë, buzë të thata e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të kuq. Megjithatë sëmundja nuk është ngjitëse. Ekspertët bëjnë me dije se shkaqet e sëmundjes Kawasaki nuk janë kuptuar plotësisht, por mendojnë se gjenetika luan një rol primar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll