Aktualitet

Breshëria e plumbave ndaj kushërinjve në Bulqizë, identifikohet autori, policia zbardh detaje nga ngjarja

20 Nëntor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Breshëria e plumbave ndaj kushërinjve në Bulqizë,

BULQIZË–  Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur në Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën e Arbërit, ndërkohë që në kërkim është shpallur i dyshuari kryesor me iniciakle B.Z. 

Njoftimi i Policisë Bulqizë:

Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit. Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme. Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bëhet fjalë për të identifikuarin si B. Zeneli.. Autori dhe shënjestra janë kushërinj me njëri-tjetrin, por ajo që nuk dihet ende është motivi i ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat i deshtuar ne bulqize atentat ne bulqize eri tollja atentat i deshtuar ne bulqize atentat ne bulqize eri tollja

Sondazh

Poll