Politike

“Qeveria fshehu viktimat”, Rama i përgjigjet denoncimit të Bashës: Është shpifje për të përhapur panik dhe shqetësi

19 Nëntor 2020, 22:26 Nga DOSJA
“Qeveria fshehu viktimat”, Rama i përgjigjet denoncimit të

TIRANË- Kryeministri Rama i është përgjigjur denoncimit që kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri sot për numrin e vdekjeve të COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në “News 24”, kryeministri Rama ka deklaruar se denoncimi i kreut të PD është shpifje për të përhapur panik dhe shqetësim tek qytetarët.

Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”, tha Rama.

Basha në studion e “Opinion’ mbrëmjen e sotme publikoi dokumetet të cilat sipas tij i kishin nga morgu i Tiranës në Shqipëri, ku thuhet se nga Marsi deri në fund të Tetorit, në spitalet Covid, kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 22:28

TIRANË- Drejtori i mjekësisë ligjore, c, ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha  se numri i viktimave të rapor...