Politike

19 Nëntor 2020, 22:28 Nga DOSJA

TIRANË- Drejtori i mjekësisë ligjore, c, ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha  se numri i viktimave të raportuara nga autoritetet nuk ishte i vërtetë.

Në një lidhje për telefonike me studion e “Opinion” ai thotë se morgu i Institutit të mjekësisë ligjore varet nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha rastet e COVID-19 menaxhohen nga QSUT. Po ashtu ai është treguar  gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë nëse kjo e fundit do të nisë hetimet, por ka sqaruar se morgu i Institutit të mjekësisë ligjore ka varësi të dyfishtë.

 “Morgu i Institutit të mjekësisë ligjore ka varësi të dyfishtë. Nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë. Pra të gjithë rastet e COVID menaxhohen nga QSUT, nuk kanë lidhje fare me rastet mjekoligjore, që bëjmë ne si ekspertë mjekoligjorë. Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT. Ne e bëjmë një sqarim të plotë, të vijë edhe Prokuroria të hetojë.” – ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi xhemali lulzim basha blendi xhemali lulzim basha

Sondazh

Poll