Politike

Kam prova që është fshehur numri i të vdekurve/ Basha: I bëj thirrje Prokurorisë të vij të marrë listën që kam unë

19 Nëntor 2020, 21:53 Nga DOSJA
Kam prova që është fshehur numri i të vdekurve/ Basha: I

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në vendin tonë janë më shumë se 1000 të vdekur dhe se ai ka në dorë  listën me emrat e viktimave, të cilën e ka marrë nga morgu.

I ftuar në emisionin “Opinion” Basha i ka bërë thirrje prokurorisë që të shkojë në morg të marrë listën e viktimave dhe më pas të marrë edhe listën që ai ka, duke u shprehur se do të mbajë përgjegjësi për këtë që thotë.

“I bëj thirrje Prokurorisë nga studio e Opinion që të shkojë në morg të marrë evidencat e plota, të vërtetojë që po bëhet politikë me të vdekurit.  OBSH rekomandon 10 testime për çdo të infektuar. Me këtë standard, Shqipëria duhet të bënte të paktën trefishin e testimeve që bën sot.  Numri i ulët i testimeve është përgjegjësia e parë dhe kryesore e qeverisë në dështimin me pandeminë. Mungesa e testimeve ka sjellë daljen jashtë kontrolli të infeksionit. 10% e të infektuarve janë të prirur që brenda javës të kenë nevojë për trajtim spitalor. Duke testuar sipas standardeve, planifikohen më mirë kapacitetet”– tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll