Politike

“S’është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë”/ Rama thumbon Bashën: Një Twitter për të më merr 30 sekonda,

19 Nëntor 2020, 21:23 Nga DOSJA
“S’është në gjendje të mbajë pozicion

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në lidhje me dëshminë e kameramanit që filmoi masakrën në Krushë të Madhe, i cili thotë se kasetën e ka fshehur Lulzim Basha, Rama tha se nuk ka arsye pse të mos e besojë atë njeri, që s’ka asnjë interes të sajojë, ndryshe nga Basha, që siç tha, nuk është në gjendje të përgjigjet plotësisht për këtë çështje.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Për të bërë një Tëitter për Bashën apo për këdo qoftë mua më duhen 30 sekonda, ndërkohë që dita ime 24 orë është e fokusuar me gjërat që kanë të bëjnë me sfidën e pandemisë, dhe të tjera të përditshme. Duket sikur ne po merremi me këtë gjë, por po e bën media.

Balla: Keni trazuar gjithë Prishtinën e Kosovën zoti kryeministër.

Rama: Jo nga pyetjet e mia për Bashën, por nga dëshmitë e dëshmitarëve që janë nga Kosova. S’kanë arsye t’i besojnë më shumë Bashës se atij zotërisë që jeton akoma atje ku ka parë masakrën. Edhe deklarimin e Mustafës e lexoj sikur ka lidhje me fokusin e debatit, jo me pyetet e mia për Bashën. Është vetë ngjarja që e krijon debatin ndaj s’kam si i fajësoj mediat. Nuk ka shans të besoj Bashën me shumë se atë njeriun që jeton ende në atë vendin e masakrës.

Balla: Juve akuzoheni se po shisni Kosovën tek Vuçiç…nga Haradinaj i pari…

Rama: Midis atij zotërisë që jeton akoma në vendin e masakrës dhe s’ka arsye në botë që të shpifë, e që s’ka interes të asnjë natyre të dalë në sy të gjithë dynjasë e të sajojë histori që edhe Haradinajt meqë ma përmendët, që s’shquhet të jetë ushtar i së vërtetës gjithnjë, unë zgjedh atë zotërinë. Këtu është fjala e një dëshmitari dhe një politikani jo si gjithë të tjerët, por dekretuesi i opozitës që refuzon të japë shpjegim njerëzor, prej lideri që e mbyll debatin duke thënë s’është lojë, janë mashtrues, e orkestron. Si mundet këtu të besosh Lulzim Bashën? Këtu problemi është i karakterit të një lidershipi që s’është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë. Në kulmin e dështimit të vetë kanë bërë aleat vetë Covid e ka bërë Basha e Meta, kjo është shpresa e fundit për të rrëzuar qeverinë, që të realizojnë qëllimin që s’kanë për t’ja arritur dot.

Marrë nga Balkanweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll