Politike

‘Mos, Lul, mos’, deklarata e fortë e gazetarëve për Bashën: Ke qenë në seancën gjyqësore kundër Fatmir Limaj dhe sh

19 Nëntor 2020, 21:14 Nga DOSJA
‘Mos, Lul, mos’, deklarata e fortë e gazetarëve për

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme është vënë përballë gazetarve, ku dhe i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Të ftuar në emisionin “Opinion” gazetarët Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli e kanë pyetur Bashën nëse ka qenë në proceset gjyqësore kundër Fatmir Limajt dhe shoqëruesit të Ibrahim rugovës. Ndërkohë demokrati mënjëherë ka reaguar duke thënë se është gënjeshtër dhe në një moment ai u ka kërkuar gazetarëve që ta marrin Lamajn në telefon dhe të zbulojnë të vërtetën.

Pjesë nga Biseda

Baton Haxhiu: Duke qenë zyrtar i lartë ligjor, s’mund të mohoni të vërtetën se keni qenë në seancën e Fatmir Limajt, në hetimin e tij.

Basha: Është gënjeshtër e pastër kjo që po thua.

Haxhiu: Nuk thashë që ke bërë faj, Lul.

Basha: Nuk më komplekson dot. Është gënjeshtër e pastër kjo që po thua. Merre në tëlefon Fatmir Limajn.

Haxhiu: Mos, Lul, mos.

Basha: I ke me shkrim të gjitha. Si mund ta bësh këtë gënjeshtër të pacipë?

Haxhiu: Nuk ke bërë faj Lul.

Më pas ndërhyn gazetari Lorenc Vangjeli.

Vangjeli: Keni qenë përkthyes në Hagë në procesin e marrjes në pyetje të shoqëruesit të Rugovës?

Basha: E pashë në një gazetë qeveritare, nuk kam patur asnjë rol në pyetjen e presidentit Rugova.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu lornec vangjeli lulzim basha baton haxhiu lornec vangjeli lulzim basha

Sondazh

Poll