Politike

Plani i vaksinimit, Rama shmanget nga pyetja: Imagjinoni të ishte PD në pushtet…

19 Nëntor 2020, 21:39 Nga DOSJA
Plani i vaksinimit, Rama shmanget nga pyetja: Imagjinoni të ishte PD

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka kthyer përgjigje lidhur me planin për vaksinimin e qytetarëve pas publikimit të vaksinës anti-COVID. I ftuar në “Real Story”, Rama anashkaloi pyetjen duke iu kthyer akuzave ndaj opozitës së vendit.

“Nuk i kemi thënë shko tek privati, u hapën vetëm për ata që do të shkonin jashtë. Nuk e rekomandojmë këtë gjë. Ulja e çmimit ka qënë rezultati i një insistimi të Ministrisë, ka insistuar dhe më vjen mirë që është rënë dakord që të ulet çmimi. Nuk e ulim dot se nuk jemi në komunizëm. Kemi vendosur fond në dispozion për të blerë. Dhe ne kemi vendosur fond. A kemi plan për vaksinimin? Po si mendon ti? Lërja këto temperaturat ekspertëve. E mendoj gjithmonë sikur kjo flamë të na kishte gjetur me spitalet dhe qendrat shëndetësore dhe me ministrin e para disa viteve, atëherë do kishim parë çdo të thotë të jesh gazi i botës. Bilanci i çdo beteje bëhet në fund. Se harroj asnjëherë që kur ishin në top formë dhe do mundnim Partizanin, kemi humbur në sekondën e fundit. Gaz Çaçi mori topin, unë e prita pak më lart sesa duhej, u ngrit në ajër dhe i gjithë viti ynë ra. Çdo luftë e bën bilancin në fund. Nëse ka arsye që ndjehem ballhapur është që kjo qeveri me gjithë sprovat në këtë luftë nuk ka bërë asnjë hap falso,”-u shpreh Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll