Politike

“Nga gjykimi im e deri tek…”/ Basha tregon kush përfiton nga akuzat kundër tij për rolin në Kosovë

19 Nëntor 2020, 21:24 Nga DOSJA
“Nga gjykimi im e deri tek…”/ Basha tregon kush përfiton

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar se kush përfiton nga akzuat që i janë vënë në lidhje me masakrën e Krushës. I ftuar në ‘Opinion” Basha është shprehur se  përfituesit janë ata që duan të zhvendosin vëmendjen nga situata e pandemisë dhe ajo ekonomike. Ai shtoi se ky është një sulm ndaj tij për shkak të akuzave të opozitës mbi inceneratorët dhe së treti ai iu referua kryeministrit Rama që sipas kreut të PD ka komplekse ndaj tij. Basha wshtw shprehur ndwr tw tjera se ato që ka patur privilegjin të bëj në 8 vite Rama sipas tij  bën dot në 80 vite.

Përfitojnë ata që heqin vëmendjen nga një problematikë shumë e rënduar që ekziston sot në vend, që është pandemia dhe kriza ekonomike. E dyta përfitojnë ata që e kanë treguar veten e tyre përmes një aleance me një nga dy televizionet më të mëdha kombëtare dhe që kanë qenë për tre javë me radhë subjekt i denoncimeve të opozitës që janë pronarët e inceneratorëve dhe ortakët e tyre sepse një prokuror i thjeshtë tre pyetje po tu bëjë atyre atëherë do të kemi të bëjmë me një mega proces si në Siçili ku do të përfshihen politikanët më të lartë të vendit dhe anëtarët të krimit të organizuar që kanë përfituar në kohë pandemie mbi 75 milionë euro. E treta është gjykimi im, janë komplekset e Edi Ramës, pasi ato që unë kam patur privilegjin të bëj në 8 vite ai nuk i bën dot në 80 vite. kur isha ministër transporti bëra rrugën e kombit, ky i vuri traun rrugës së kombit. kur isha ministër i jashtëm kam qëndruar krah Xhorxh Bushit, SHBA, be, kam bërë luftë më Lavrovin dhe Vuk Jereviçin për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e Kosovës ndërkohë që ky në 10 vjetro përmendte presidentin e përbashkët duke i thënë gjithë botës që ky nuk është shtet viabël e duke i shërbyer një ideje që është kundër shtetit të Kosovës.”, tha Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll