Politike

Basha tregon arsyet se pse nuk pasur anjëherë akses në dosjet e UÇK-së: Shqiptarit, legal oficer kurrë nuk i besohej një

19 Nëntor 2020, 21:05 Nga DOSJA
Basha tregon arsyet se pse nuk pasur anjëherë akses në dosjet e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar se ka treguar pse nuk ka pasur akses në hetimin e luftëtarëve shqiptarë dhe luftës e UÇK-së në Tribunalin e Hagës. I ftuar në emisionin “Opinion’ ai ka thënë se asokohe shqiptarit, legal oficer kurrë nuk i besohej një çështje kundër UÇK-së.

Në Tribunalin e Hagës dhe në departamentin e drejtësisë kishte disa rregulla fare të qarta. Shqiptarit, legal oficer kurrë nuk i besohej një çështje kundër UÇK-së. Në fakt as kroatit. Skuadrat që hetonin krimet e luftës ndaj serbëve ishin plot me legal oficer shqiptarë dhe kroatë. Në çështje kundër shqiptarëve nuk kishte kurrë shqiptarë dhe as kroatë. Si rregull. Mund të ishin të vendeve të ndryshme të Europës dhe ky është një rregull i qartë për këdo që e njeh sado pak UNMIKUN. Lulzim Basha kurrë edhe po të dëshironte nuk mund të kishte akses në asnjë faqe të vetme të një hetimi të vetëm ndaj çdo shqiptari, ndaj çdo luftëtari, ndaj UÇK-së.” tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll