Politike

Rama e kthen: S’e kam akuzuar unë Bashës për Krushën, debati u hap nga media. Së shpejti Komision, do mbledhim fakte

19 Nëntor 2020, 20:34 Nga DOSJA
Rama e kthen: S’e kam akuzuar unë Bashës për Krushën,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet se përse do të ngrihet Komisioni parlamentar në Shqipëri për akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rama theksoi se ky komision nuk do të ngrihet për të hetuar kryedemokratin Lulzim Basha, por për të sqaruar akuzat se janë kryer krime lufte edhe në zona të caktuara brenda Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka dhënë edhe një rast që është hetuar në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”, pas gjetjes së një pikë gjaku, e cila rezultoi se ishte e një bagëtie.

“Ç’a po gënjej unë? Kam kërkuar që kryetari i opozitës të japë shpjegime. Lulzim Basha për të kaluarën e tij ka qënë gjithmonë i kursyer në informacion dhe jo transparent. Nuk po e bëj për zgjedhjet. Ne sapo kemi mbyllur vitin e 7 të mandatit. Natyrisht me idenë e kurorëzimit të shumë punëve. Debati u hap nga media dhe jo nga partia jonë. Balla ka folur për një komision, dhe është projektuar menjëherë për Bashën. Letra e Pacollit sot është ajo ç’ka është në idenë e PS për të ngritur një Komision. Nuk hyn Lulzim Basha këtu. Nuk jam ngritur kundër drejtësisë por fletë-rrufesë. Ka dokumenta që lidhen me procese që janë gjetur në Shqipëri. Një fakt që e kam dëgjuar është që për një njollë gjaku, këtu jo është bërë hetim po është shkulur syvaja. Nuk ka qënë gjak njeriu, por bagëtish që kanë qënë të varura. Po iu flas për diskutime të brendshme që i kemi mbledhur dhe çfarëdo gjëje që ka ndodhur. Të vonuar në këtë proces? Me llafe kafenesh merreni ju se nuk e pranoj. Nuk akuzoj asnjëherë pa prova. Ndërkohë që retorika politike, është ndryshe nga plehu i gojës. Për mua është koha për ta bërë këtë. E vonuar ose jo, ha diskutim,”-tha Rama në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama akuzat e rames per dick martyn edi rama

Sondazh

Poll